Policia arreston dy persona për trafikim me njerëz

  • E.K /
  • 18 October 2023 - 15:27
Policia arreston dy persona për trafikim me njerëz

Policia ka njoftuar se sot ka arrestuar dy persona, një shtetas Kosovar i moshës 45 vjeçare dhe një shtetase e Shqipërisë e moshës 32-vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata dyshohen për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

“Me datën 18.10.2023, pas informacioneve të pranuara për dyshimet lidhur me kryerje të veprës penale ‘trafikim me qenie njerëzore’, Sektori Qendror i Hetimeve nga DHTQNj, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e lartcekur, ka zhvilluar hetime intensive, ku si rezultat janë identifikuar dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale A. K. viti i lindjes 1978 m/shtetas kosovar dhe R. K. viti i lindjes 1991 f/shtetase e Shqipërisë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën ‘trafikim me njerëz’ nga neni 165 i KPRK-së.”

(Kosova Sot Online)