Biden: Atë që ndjeu SHBA më 11 shtator, Izraeli po e përjeton tani

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 16:28
Biden: Atë që ndjeu SHBA më 11 shtator, Izraeli po e përjeton tani

Presidenti amerikan Joe Biden është duke mbajtur një konferencë për shtyp në Tel Aviv, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Biden ka thënë se si SHBA-të pas 11 shtatorit, Izraeli po ndihet tani “i tronditur, në dhimbje, tërbim, një zemërim gjithëpërfshirës”.

“SHBA-ja pa mëdyshje qëndron për mbrojtjen e jetës civile gjatë konfliktit”, tha ai, raporton The Guardian.

Ai thotë se i ka kërkuar kabinetit izraelit që të pajtohet me dërgimin e ndihmave në Gaza, me inspektime që do ta pengojnë atë të arrijë në Hamas.

Ai më herët tha se sulmi ndaj Izraelit ishte kaq i urryer për shkak të kujtimit të Holokaustit. Ai ka thënë se presidenti Harry S Truman i bëri SHBA-në vendin e parë që njohu Izraelin dhe Biden ka thënë se do të shkojë në Kongres për të kërkuar një paketë të paprecedentë mbështetjeje për Izraelin. Ai ka paralajmëruar Iranin që të mos ndërhyjë.

(Kosova Sot Online)