Rohde kërkon respektim të parimeve dhe standardeve në përzgjedhjen e Kryeprokurorit

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 18:12
Rohde kërkon respektim të parimeve dhe standardeve në përzgjedhjen e Kryeprokurorit

Në përkrahje të vendimit të presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë ditës ka reaguar shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online.

Një qëndrim të ngjashëm me shefin e Zyrës së BE-së e ka ndarë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili ka rishpërndarë qëndrimin e shefit të Zyrës së BE-së ku kërkon respektim të parimeve dhe standardeve në përzgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit.

Osmani ka deklaruar se nuk do ta dekretojë Isufajt për Kryeprokuror pasi sipas saj janë bërë një varg shkeljesh deri tek propozimi i emrit të tij nga KPK.

(Kosova Sot Online)