A ishte vizita e presidentit Biden solidarizim me Izraelin?

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 19:25
A ishte vizita e presidentit Biden solidarizim me Izraelin?

Sipas ekspertëve në Izrael, vizita e sotme e Presidentit Biden në Tel Aviv synon parandalimin e zgjerimit të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në një konflikt rajonal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Analistja politike Dahlia Scheindlin, nga Tel Avivi thotë se ndërkohë që vizita e Presidentit Biden është tejet e rëndësishme për moralin e izraelitëve, në Lindjen e Mesme vazhdon të mbretërojë rreziku i madh i përshkallëzimit rajonal.

Në një intervistë, ekspertja izraelite Scheindlin, kolumniste në të përditshmen izraelite Haaretz, thotë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit kërkon një zgjidhje gjithpërfshirëse politike dhe jo menaxhim të vazhdueshëm konfliktesh.

(Kosova Sot Online)