Rama: S’ka më parkim veture në mënyrë kaotike

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 20:16
Rama: S’ka më parkim veture në mënyrë kaotike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje të parkingut të shenjëzuar në lagjen Aktash.

Ai ka thënë se “s’ka më parkim veture në mënyrë kaotike në Aktash”.

Shënjëzimin e parkingut e ka bërë “Prishtina Parking”.

Postimi i tij i plotë:

🅿️ S'ka më parkim veture në mënyrë kaotike, kjo s'do të ndodhë në lagjen "Aktash". 

Prishtina Parking po shenjëzon parkingjet në mënyrë që t'ua lehtësojë banorëve parkimin e makinave në parkingun e lagjes. Falënderojmë banorët që gjithmonë janë të gatshëm për bashkëpunim.

Do të vazhdojmë ta bëjmë të njejtën në lagjet tjera të   Kryeqytetit. Do të vendoset rregulli. 

Prishtina Parking
Sokol Havolli
#prishtinapraktike💙

(Kosova Sot Online)