Avdyli: PDK nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare por s'ishin kaq të vendosur për Specialen dhe Asociacionin

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 20:40
Avdyli: PDK nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare por s'ishin kaq të vendosur për Specialen dhe Asociacionin

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka kritikuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Avdyli, përmes një postimi në Facebook të mërkurën ka thënë se deputetët e PDK-së kanë votuar Gjykatën Speciale si dhe marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për këtë, Avdyli thotë se dëmi që ia kanë shkaktuar Kosovës është më i kushtueshëm sesa miliarda euro.

”Po të ishin kaq të vendosur këta deputetët e PDK – së për të mos votuar Gjykatën speciale, e po aq të vendosur që mos ta miratonin  marrëveshjen për Asociacionin Serb, ndoshta edhe ua kishim fal kokëfortësinë për mosvotimin e 350 milionëve nga marrëveshjet ndërkombëtare”.

(Kosova Sot Online)