Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq

  • 18 October 2023 - 22:25
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq

Raportohet se një person i lindur në vitin 1959, i nacionalitetit serb, që dyshohet se ka jetuar i vetëm, është gjetur pa shenja jete në Brezancë të Leposaviqit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dyshohet se viktimës i kanë rënë aksidentalisht drunjtë, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimtë, por dyshohet se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që kanë rënë përmbi trupin e tij (aksidentalisht). Por kjo mbetet të konfirmohet nga Mjekësia Ligjore”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)