Humbin jetën në aksident dy qytetarë nga Kosova

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 23:00
Humbin jetën në aksident dy qytetarë nga Kosova

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure (18 tetor) në tunelin e Kalimashit, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Kosova, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti, fatkeqësisht kanë humbur jetën S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa Policia ka nisur hetimet.

(Kosova Sot Online)