Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 08:12
Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 dhe 22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

(Kosova Sot Online)