Camaj: Në qeverinë e Malit të Zi nuk do ndalen aspiratat e Serbisë, për shqiptarët është i rëndësishëm raporti me Kosovën

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 08:19
Camaj: Në qeverinë e Malit të Zi nuk do ndalen aspiratat e Serbisë, për shqiptarët është i rëndësishëm raporti me Kosovën

Kryetari i partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj tha se në qeverinë e Malit të Zi nuk do ndalen aspiratat e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

”Ne e dimë që në qeverinë e Malit të Zi nuk do ndalen aspiratat e Serbisë edhe sikur në këtë Qeveri të ishin vetëm partitë politike sovraniste të Malit të Zi, por mendoj që mekanizmat kontrollues janë në duar të forcave politike që anojnë ka Perendimi më tepër se sa kanë fuqia apo forcat politike që mund të kontrollohen akoma nga Beogradi apo sikur dikush siç thotë drejtëpërdrejt nga Putini”, tha Camaj.

”Atë që e kërkon politika e jashtme nga Mali i Zi është të kemi një qeveri e cila do respektojë të arriturat dhe do t’i kultivojë edhe tutje këto edhe integrimet euroatlantike edhe raportet me NATO-në edhe çështjen me Rusinë dhe Ukrainën për ne shqiptarët është e rëndësishme raporti me fqinjët, në rend të parë raporti me Kosovën”, tha Camaj.

(Kosova sot Online)