Edi Rama zbulon pamje nga dreka e Samitit, këta persona i befasoi me pakot e pizzave- por aty kishte diçka tjetër

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 08:26
Edi Rama zbulon pamje nga dreka e Samitit, këta persona i befasoi me pakot e pizzave- por aty kishte diçka tjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje të një prapaskene nga Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt të hënën në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pasi ishin ulur me krerët e BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama u solli dhurata pjesëmarrësve me në krye kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Erdhën disa pako të pizzave me portretin e Ramës, por brenda kishte nga një pjatë me vizatimet e kryeministrit shqiptar, piktor me profesion.

“MIRËMËNGJES dhe me një prapaskenë nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

(Kosova Sot Online)