Haradinaj ka një thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 10:09
Haradinaj ka një thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka një lutje për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Haradinajt sot deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dëshmojnë që janë vërtetë në anën e Policisë së Kosovës duke plotësuar kushtet për ta.

‘’Ata që na nderojnë e na bëjnë krenarë e besa edhe e rrezikojnë jetën në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe ligjit, s’duhet lënë në mëshirën e fatit, s’duhet lënë dyerve të diskotekave për një kafshatë buke. Si kurrë më parë të jeni unik për policinë që e kemi’’, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)