E trishtë: Këta janë dy vëllezërit nga Kosova që humbën jetën në aksident te Tuneli i Kalimashit

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 10:49
E trishtë: Këta janë dy vëllezërit nga Kosova që humbën jetën në aksident te Tuneli i Kalimashit

Një aksident i rëndë dhe tragjik ka ndodhur dje në Tunelin e Kalimashit, ku vdiqën dy vëllezër nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktimat të cilët janë vëllezër janë Sadik Osmani dhe Nesret Osmani.

Djali i njërit prej viktimave ka njoftuar në Facebook humbjen e dy personave të dashur.

“Me pikëllim të thellë dhe me lot në sy ju njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se: dje si pasoj e një aksidenti të trafikut, në rrugën e Kombit kanë ndrruar jetë më të dashurit tanë, babai im Sadik dhe axha Nesret Osmani (Allahu i mëshiroftë). Djemtë e haxhi Sabit Osmanit Kravaricë-Gjilan. Ne nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Për varrimin ju informojmë më vonë”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)