Vdes 69-vjeçari në Kavajë, dyshohet se është vetëhedhur në pus

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 12:00
Vdes 69-vjeçari në Kavajë,  dyshohet se është vetëhedhur në pus

Një 69 vjeçar ka vdekur në Kavajë, pasi dyshohet se është vetëhedhur në pus, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 te mali i Robit.

“Shtetasi me inicialet F. I., ka njoftuar se babai i tij, shtetasi S. I., 69 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur në pus, te mali i Robit, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)