
Lexoni edhe:
Tonali mund të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit të sezonit me Newcastle
Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë, transmeton "Kosova Sot Online".
Në këtë rezolutë, PE do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse vërtetohet lidhja me sulmin terrorist ku u vra Afrim Bunjaku.
Tonali mund të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit të sezonit me NewcastleLexoni edhe:
Zëdhënësja e PE-së, Snjezana Kobescak, tha për Express se meqë rezoluta u miratua me ngritje duarsh nuk ka numër votash, ndërsa teksti i saj është duke u konsoliduar dhe se shpejt do të publikohet.
Për miratimin e kësaj rezolute ka njoftuar edhe eurodeputeti Vladimír Bilčík, i cili është raportues për Serbinë në PE.
“Parlamenti Europian miratoi rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë. Ne kemi nevojë për një hetim të plotë të sulmit në Banjska dhe dhënien e drejtësisë. Beogradi dhe Prishtina duhet gjithashtu të kthehen në një dialog paqësor dhe konstruktiv të lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai.
The @Europarl_EN adopted the resolution on the recent developments in the Serbia-Kosovo dialogue.
— Vladimír Bilčík MEP (@VladoBilcik) October 19, 2023
We need a full investigation of the Banjska attack & delivery of justice. Belgrade and Pristina must also return to a peaceful and constructive EU-facilitated dialogue. @eppgroup
(Kosova Sot Online )