Mes territ e kaosit, deputetët e PD ‘ngujohen’ në Kuvend me këngën e Adem Jasharit

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 13:12
Mes territ e kaosit, deputetët e PD ‘ngujohen’ në Kuvend me këngën e Adem Jasharit

Deputetët e opozitës vijojnë të qendrojnë në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë, edhe pas vendimit të Komisionit të Etikës për përjashtimin e 26 prej tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç shihet edhe në video, edhe se me drita të fikura deputetët vijojnë të qendrojnë në sallë ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë” kushtuar heroit legjendar Adem Jashari.

Në video shihet gjithashtu që disa prej deputetëve janë ulur në dysheme, karrige të përmbysura, si dhe deputetë të tjerë që qendrojnë në këmbë.

(Kosova Sot Online)