Aksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit, arrestohet shoferi i “Benzit”

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 13:23
Aksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit, arrestohet shoferi i “Benzit”

Policia e Kukësit ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip Benz për aksidentin tragjik që ndodhi dje në Tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy persona nga Kosova dhe u plagosën 3 persona, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Pas hetimeve të policisë dhe verifikimeve të kamerave të sigurisë brenda në tunel, efektivët arrestuan drejtuesin e mjetit tip Benz, A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.”, thotë policia.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, dhe pasagjeri në këtë automjet.

(Kosova Sot Online)