'Të gjithë deputetët janë si në gjumë', Tahiri ka një kërkesë

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 15:31
'Të gjithë deputetët janë si në gjumë', Tahiri ka një kërkesë

Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila po e udhëheq seancën, të ajroset salla e Kuvendit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri e ka bërë këtë kërkesë për shkak të nxehtësisë në sall, duke thënë se deputetët po i merr gjumi.

“E nderuar nënkryetare, ju kisha lutur që të kontaktoni me përgjegjësit e sallës që pak ajrosje me pru në sall për shkak se do me i nxa krejt deputetët gjumi. Veç unë po thamë, por të gjithë si në gjumë janë. Ju lutem, në aspektin teknik me e trajtu”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)