Gjykata Themelore e Prishtinës paralajmëron ndërprerjen e punës nëse nuk zgjidhet ky problem

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 16:19
Gjykata Themelore e Prishtinës paralajmëron ndërprerjen e punës nëse nuk zgjidhet ky problem

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se qe tri ditë radhazi është duke u përballur me mungesë të ujit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e gjykatës, thuhet se kjo gjendje ka vështirësuar dhe rënduar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit Drejtësisë po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë.

Kjo Gjykatë ka kërkuar nga KRU Prishtina dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të angazhohen në zgjidhjen e këtij problemi, apo në të kundërtën do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës

“Gjykata Themelore e Prishtinës  kërkon nga autoritetet kompetente si Kompania e Ujësjellësit Regjional KUR Prishtina dhe Ministria e Punëve të Brendshme – Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave, që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate, në të kundërtën do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së ndonjë epidemie eventuale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)