Arrestohet i dyshuari i cili vodhi mbi 2 mijë euro

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 16:22
Arrestohet i dyshuari i cili vodhi mbi 2 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Istog, i dyshuar për pesë raste të vjedhjeve në tregun atje që zhvillohet çdo të enjte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktimat e rasteve kanë raportuar se iu janё vjedhur shuma tё ndryshme tё parave, gjithashtu edhe dokumente personale.

Gjatё kёtyre vjedhjeve nga viktimat ёshtё deklaruar se janё vjedhur shuma tё parave nё vlerё prej 2815 euro, 120 dollarë amerikanë dhe 20 franga zvicerane.

I dyshuari i arrestuar është B.G., i lindur në vitin 1978,.

Pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.

(Kosova Sot Online)