Në mungesë të kuorumit përfundon seanca Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 19:00
Në mungesë të kuorumit përfundon seanca Kuvendit të Kosovës

Në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Legjislativi s’pati deputetë të mjaftueshëm për të hedhur në votim Projektligjin për kodin doganor dhe të akcizës, andaj kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës së sotme plenare.

Megjithatë, gjatë seancës së sotme Kuvendi miratoi në shqyrtim të parë Projektligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Projektligjin për falimentimin.

(Kosova Sot Online)