Ministrja e Jashtme gjermane viziton Izraelin

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 19:19
Ministrja e Jashtme gjermane viziton Izraelin

Për herë të dytë brenda pak ditësh, Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock, viziton Izraelin. Këtë herë turneu i saj përfshin Jordaninë. Në qendër të përpjekjeve është parandalimi i një konflikti më të përgjithshëm në rajon, por edhe lirimi i pengjeve që janë rrëmbyer nga Hamasi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në duart e terroristëve të Hamasit, pengjet dhe shtetasit gjermanë vazhdojnë të mbahen, sipas Ministrisë së Jashtme gjermane.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të çliruar pengjet nga kjo situatë e tmerrshme pengje,” tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili po viziton Izraelin. “E gjithë qeveria gjermane po bën me vendosmëri gjithçka për të liruar pengjet, gjë që është një prioritet kryesor”, tha Pistorius. Ministri i Mbrojtjes po viziton edhe Libanin ku 140 ushtarë gjermanë po shërbejnë si pjesë e misionit të OKB-së.

Kancelari, Olaf Solz, siguroi sot nga foltorja e Bundestagut gjerman se Gjermania është në anën e Izraelit duke ofruar të gjithë ndihmën e mundshme. Ai theksoi gjithashtu nevojën për ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza, të cilët “janë gjithashtu viktima të Hamasit”. Pardje Scholz si lideri i parë perëndimor kishte vizituar Izraelin dhe Egjiptin. Mundësitë e ofrimit të ndihmës humanitare përmes pikës kufitare Rafah janë diskutuar në Kajro me presidentin egjiptian Al-Sisi.

(Kosova Sot Online)