Osmani e pranon: Mungon drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 20:20
Osmani e pranon: Mungon drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se akoma  mungon drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Ajo përmes një adresimi në Twitter ka thënë se ndëshkimi për kryesit e këtyre akteve gjatë Luftës në Kosovës nuk është realizuar.

“Mungesa e drejtësisë për të mbijetuarit dhe ndëshkimi për kryesit që janë përfshirë në dhunë seksuale gjatë luftës ka pasoja të thella dhe që zgjasin”, ka shkruar Osmani.

“Ne kurrë nuk duhet të dorëzohemi në luftën tonë për drejtësi. Ne kurrë nuk duhet që të dorëzohemi në mbështetjen tonë për të mbijetuarit”, ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)