Lista Srpska pritet të mbaj Kuvend Zgjedhor

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 21:40
Lista Srpska pritet të mbaj Kuvend Zgjedhor

Më 24 tetor Lista Serbe pritet të mbledh Kuvendin e partisë për të bërë ndryshime në formacionin drejtues të këtij subjekti politik, thonë burimet e mediave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ky subjekt politik tashmë e  ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mbajtjen e një kuvendi të tillë të brendshëm.

Ky zhvillim vjen pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radojçiq, që më pas dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie politike.

Pikërisht, Lista Serbe pritet që në një mënyrë të distancohet nga Milan Radojçiq. Siç tregojnë burimet, kryetar i Listës Serbe pritet të zgjidhet një person që aktualisht është jashtë skenës politike. 

(Kosova Sot Online)