Kërkesa e PE-së për shqyrtimin e ekstradimit të Radojiçiq, avokati tij thotë se “as që bëhet fjalë”

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 08:06
Kërkesa e PE-së për shqyrtimin e ekstradimit të Radojiçiq, avokati tij thotë se “as që bëhet fjalë”

Goran Petronijeviq, avokat i Milan Radojiçiq, po pretendon se kërksesat e Prishtinës, duke përfshirë ajo për ekstradimin e kryesuesit të grupit terrorist, janë irracionale.

Duke folur për rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian, ku përmendet edhe shqyrtimi i ekstradimit të terroristëve, Petronijeviq ka thënë se një çështje e tillë “as nuk bëhet fjalë”.

“Rezoluta duket e balancuar pas një kohe të gjatë…Megjithatë, disa prej kërksave të tyre janë jorealistike, duke përfshrië kërkesën për ekstradimin e Radojiçiq…” – ka deklaruar ai për “Kosovo-Online”.

Ndërkohë, në rezolutën e miratuar sot nga PE-ja, Serbisë i kërkohet qartë që të bashkëpunojë në kryerjen e hetimeve për sulmin dhe t’i sjellë para drejtësisë terroristët që aktualoisht janë duke qëndruar në Serbi. Mes tjerash, kërkohet edhe ekstradimi i tyre në Kosovë.

“Pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin që aktualisht janë duke banuar në Serbi në përputhje me ligjin dhe të shqyrtojë ekstradimin e tyre në Kosovë;” – thuhet në rezolutën e eurodeputetëve.

(Kosova Sot Online)