Deputetja britanike Alica Kearns sot viziton Kosovën

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 08:48
Deputetja britanike Alica Kearns sot viziton Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të pret sot në takim deputeten britanike Alicia Kearns, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi do të fillojë prej orës 13:00.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila është ndër zërat më të fuqishëm britanikë në mbrojtje të ligjshmërisë së Kosovës në pjesën veriore, që në muajin korrik kishte publikuar disa të dhëna shumë shqetësuese në lidhje me kriminalitetin serb në këtë pjesë të vendit.

“Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i quajmë ashtu siç janë milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët (Regjimenti Mbretëror, shën.red.) që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona marrin vesh këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që merret leja – çfarë befasie – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”, tha Alicia Kearns, deputete në Palamentin e Britanisë.

(Kosova Sot Online)