Lipjan: Nxënësi kapet me thikë në shkollë, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 09:53
Lipjan: Nxënësi kapet me thikë në shkollë, arrestohet nga policia

Një nxënës i shkollës së mesme është arrestuar pasi nga personeli i shkollës i është gjetur një thikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në Lipjan.

Policia ka njoftuar se thika është sekuestruar nga njësia policore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, për arsye se tek i njëjti nga personeli i shkollës është gjetur një thikë. Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)