Serbi nga Shtërpca e vendos gjithë pronën e tij në shitje, si arsyetim jep injorimin nga pushteti komunal i udhëhequr nga Dalibor Jevtiqi

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 09:59
Serbi nga Shtërpca e vendos gjithë pronën e tij në shitje, si arsyetim jep injorimin nga pushteti komunal i udhëhequr nga Dalibor Jevtiqi

Një serb nga fshati Gotovushë e Shtërpcës ka vendosur në shtije gjithë pasurinë e tij.

Pronar i një pompe derivatesh dhe disa makinave të mëdha të punës ky serb po thotë se detyrohet t’i shes të gjitha përfshirë edhe shtëpinë e tokën.

Dhe krejt kjo për shkak të komunës ky ai jeton dhe kryetarit serb që udhëheq atë komunë, Dalibor Jevtiq.

“Jam detyruar dhe shkatërruar nga pushteti komunal i udhëhequr nga z. Dalibor Jevtiq.”, ka shkruar ky serb I cili shpalljen për shitjen  e të gjithave e ka publikuar në një faqe të Facebookut që është e destinuar për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Të gjitha janë në shtije, sepse unë dhe familja ime nuk jemi të përshtatshëm për qeverinë komunale në Shtërpcë. Shes objekt prej 1800 metra katror me një komplet karburanti të ndërtuar dhe të përfunduar brenda 24 ari tokë, kamion, bager i vogël, bager i madh dhe shtëpi familjare në qendër të fshatit Gotovushë”

E këtë vendim thotë se e ka marrë pas shumë e shumë ankesave që ai ka bërë në komunën e Shtërpcës.

“Qeverisë komunale i jam drejtuar pa numër, megjithatë nuk ka pasur marrëveshje. Njëherit unë dhe z. Dalibor Jevtiq biseduam në sallën e komunës që atë ditë shërbeu për të pritur qytetarët në diskutim. Shpjegova problemet e mia, dhe kërkova të më lejonin mua, objektin tim dhe stacionin e karburantit të filloja punën. Megjithatë nuk më lejohet të bëj asgjë!”, ka shkruar ky serb pronat I pompës së derivative.

“Me këtë e shihni edhe vetë, se qëllimi i vetëm i z. Dalibor Jevtiq është dëbimi i serbëve nga Kosova”

(Kosova Sot Online)