Publikohet video e aksidentit të rëndë në Kalimash ku vdiqën dy vëllezërit kosovarë

  • S.A /
  • 20 October 2023 - 12:04
Publikohet video e aksidentit të rëndë në Kalimash ku vdiqën dy vëllezërit kosovarë

Dy qytetarë nga Kosova humbën jetën nga aksident trafiku në tunelin e Kalimashit.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Milot-Morinë. 3 automjete u përplasën me njëra-tjetrën, mes të cilave një autobot.

Pasojat ishin tragjike, 2 persona humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në orën 17:30.

Më poshtë mund të ndiqni videon e publikuar nga mediat në Shqipëri:

(Kosova Sot Online )