KRU “Prishtina”: Autoboti për shpërndarje të ujit të pijes është vendosur në Graçanicë

  • S.A /
  • 20 October 2023 - 12:39
KRU “Prishtina”: Autoboti për shpërndarje të ujit të pijes është vendosur në Graçanicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka vendosur një autobot më ujë në Graçanicë, që nga ora 9:00 e mëngjesit të enjten, për të shpërndarë ujë të pijes. “Ju njoftojmë se auto boti është i stacionuar në Graçanicë që nga ora 09:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”, transmeton "Kosova Sot Online".

Ata njoftojnë se gjatë ditës do të vendosen autobote edhe për zonat e tjera.

Kjo pasi që të enjten është njoftuar se në kontrollet e cilësisë së ujit që vjen nga liqeni i Badovcit ka rritje të Manganit.

(Kosova Sot Online )