Vuçiq endej nëpër një korridor të zbrazët në samitin në Pekin, videoja bëhet hiq e komentet për veprimet e tij janë thjesht epike

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 12:54
Vuçiq endej nëpër një korridor të zbrazët në samitin në Pekin, videoja bëhet hiq e komentet për veprimet e tij janë thjesht epike

Videoja e Aleksandër Vuçiqit e regjistruar këto ditë në Pekin është bërë hit në rrjetet sociale.

Presidenti i Serbisë është filmuar duke bredhur në korridorin bosh i menduar para takimit.

“Shkon në Pekin për një samit, çdo njeri normal do të fliste me liderët e tjerë, vetëm ky endet i vetëm nëpër korridore”, është një nga komentet në Twitter.

Në atë moment, Vuçiqin e ndërpreu për një kohë të shkurtër një grua e cila e pyeti nëse donte çaj, por ai nuk pranoi.

“Djali i keqkuptuar në trupin e presidentit Aleksandër Vuçiç, në vend që të shkonte në Tiranë për “Procesin e Berlinit”, shkoi në një “udhëtim” në Kinë, për të kërkuar një “rrip” nga babi Putin dhe mamaja Kinë. Vendimi ishte jo i lehtë, kështu që ai endej korridoreve i vetëm. As babi dhe as nëna nuk i kushtuan rëndësi halleve të tij”, bëjnë shaka njerëzit.

“Kinezët i kanë dhënë një gjëegjëzë, nëse e zgjidh mund të hyjë”, “Po pret ta thërrasë profesori”, janë disa nga komentet.

Pas përhapjes së videos së Vuçiqit nga Kina në rrjetet sociale, shumë njerëzve iu kujtua një situatë e janarit. Presidenti serb mori pjesë në një panel në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Më pas ai ishte ulur në rreshtin e dytë, i ndarë nga drejtuesit e tjerë.

(Kosova Sot Online)