Borrel arrin në Uashington, merr pjesë në Samitin BE-SHBA

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 13:17
Borrel arrin në Uashington, merr pjesë në Samitin BE-SHBA

Situata në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i përbashkët në këtë rajon do të jetë një prej temave të samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet më 20 tetor në Uashington, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrel ka konfirmuar se ka arritur në këtë samit.

“Mbërrita në Uashington për të marrë pjesë në Samitin e sotëm BE-SHBA. Ne jemi të përkushtuar të forcojmë partneritetin tonë për vitet në vijim. Së bashku, ne duam të punojmë për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme, për një të ardhme paqësore dhe të begatë për të gjithë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)