Pendarovski thotë se Maqedonia e Veriut dëshiron të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 13:34
Pendarovski thotë se Maqedonia e Veriut dëshiron të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se Maqedonia e Veriut dëshiron të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë si pjesë e misionit ushtarak ndërkombëtar të KFOR-it, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndër të tjera, Pendarovski tha se Kosova me siguri do të jetë një nga temat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Jemi me fat dhe kemi rrethana të favorshme që jemi anëtarë të NATO-s dhe marrim informime nga Këshilli i Sigurimit i BE-së, përveç luftës Izrael-Hamas, temë do të jetë edhe veriu i Kosovës, ndërsa temë do të jetë edhe Ukraina. Ne duam të dërgojmë më shumë ushtarë në Kosovë”, tha Pendarovski.

(Kosova Sot Online)