Tomë Gashi kërkon që Kosova ta dekorojë deputeten britanike

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 14:34
Tomë Gashi kërkon që Kosova ta dekorojë deputeten britanike

Avokati, Tomë Gashi, ka kërkuar që Kosova ta nderojë deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila pritet sot ta vizitojë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani duhet ta dekorojnë ligjvënësen britanike.

“Alicia duhet te dekorohet nga Albini dhe Vjosa”, ka shkruar Gashi.

Deputetja Kearns është një mike e madhe e Kosovës. Ajo vazhdimisht është në përkrahje të interesave të Kosovës.

(Kosova Sot Online)