Vjosa Osmani emëron anëtaren e re të KQZ-së nga Partia Demokratike Turke

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 15:40
Vjosa Osmani emëron anëtaren e re të KQZ-së nga Partia Demokratike Turke

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj, ka emëruar anëtaren e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mufera Srbica Şinik të propozuar nga Partia Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), përcjell “Kosova Sot Online”.

Anëtarja e re e KQZ-së deklaroi se do t’i kryejë detyrat e saj si anëtare e KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale.

(Kosova Sot Online)