Gjendet i vdekur mësuesi i akuzuar për marrëdhënie me një 16-vjeçare

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 22:47
Gjendet i vdekur mësuesi i akuzuar për marrëdhënie me një 16-vjeçare

Një ish-mësues i një shkolle të mesme në Florida, i cili u arrestua dhe u akuzua për krime seksuale me një gjimnaziste, ka kryer vetëvrasje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-mësuesi Charles Maglio, 54-vjecar, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri më 1 tetor, sipas raportit të Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Broward.

Ai u shpall i vdekur dhe në shtëpinë e tij u gjet një shënim vetëvrasjeje.

Mësuesi i matematikës në shkollën e mesme Wellington Community u arrestua në shtator pasi dyshohet se ishte përfshirë në një marrëdhënie seksuale me një nxënëse 16-vjeçare.

Sipas ligjit të Floridas, mosha e pëlqimit është 18 vjeç dhe ata që janë 16 dhe 17 vjeç mund të japin pëlqimin vetëm për një partner më të ri se 24 vjeç, raporton “People”.

Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach hetoi Maglion dhe mësuesi u përball me dy akuza penale, aktivitet seksual të paligjshëm me një të mitur dhe një shkelje kundër një studenti nga një figurë autoriteti.

Megjithatë, zyra ka hequr dorë nga akuzat për shkak të vdekjes së të dyshuarit.

Hetimi ka nisur në dhjetor të 2022-tës, pasi në vendin e punës së viktimës janë dërguar lule, sipas deklaratës së arrestit.

Menaxheri i viktimës telefonoi dyqanin e luleve dhe kërkoi të dinte emrin e dërguesit.

Më pas, menaxheri i telefonoi drejtorit të Wellington, i cili kontaktoi gjyshen e adoleshentes. Detektivi i distriktit të shkollës Palm Beach më pas nisi një hetim dhe njoftoi Zyrën e Sherifit të Palm Beach, raporton “The Palm Beach Post”. 

(Kosova Sot Online)