Ja kush i gëzohet bllokimit të ndërtimit të Rrugës A

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 18:37
Ja kush i gëzohet bllokimit të ndërtimit të Rrugës A

Shefi i stafit të Kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e punimeve në Rrugën A në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kërçeli në profilin e tij ka shkruar se ky vendim është më se i duhuri për ruajtjen e interesit publik

“Gjykata Komerciale e Prishtinës ka vendosur që tani për tani të pezullohet ndërtimi i Rrugës A.Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është më se i duhuri që të ruhet interesi publik”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)