Abdixhiku: Këta janë përplot mllef e urrejtje dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët

  • 20 October 2023 - 19:50
Abdixhiku: Këta janë përplot mllef e urrejtje dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “çmenduri që të lë pa fjalë” vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale për bllokimin e punimeve në Rrugën A, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se punimet në këtë rrugë po ecnin në kohë rekorde. Kryetari i LDK-së thotë se në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë

Ai ka thënë se gjykatësja që e ka marrë vendimin për ndalimin e Rrugës A po del të jetë motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

“Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se Rruga e Re dhe Rruga A nuk do të ndalen derisa ka ftuar qytetarët që ta shohin atë që ai e quan “çmenduri”.

Reagimi i Abdixhikut:

 NJË ÇMENDURI QË TË LE PA FJALË!

Rruga A po ecte në ritëm të mbarë. Punë e palodhshme, në kohë rekord e në afat. Një lagje e re për Prishtinën, një komunitet i ri në bërje.

Por ja që në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë.

Sot, një gjyaktëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet.

Dhjetra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital.

Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot.

Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, le ta shohin këtë çmenduri. Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me kapje e familjarë.

Nuk do t’i lejojmë.

Rruga e Re dhe Rruga A nuk ndalen.

Prishtina dhe Kosova do të bëhen!


(Kosova Sot Online)