Haxhiu: Gjykata i ka liruar të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 20:53
Haxhiu: Gjykata i ka liruar të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për lirimin e Dejan Pantiq me dorëzani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haxhiu ka thënë e të gjithë kriminelët që kanë sulmuar policinë dhe cenuan rendin kushtetues, po lirohen nga Gjykata me dorëzani.

Sipas saj, nuk është larg mëndësh nëse edhe terroristët e sulmit të 24 shtatorit do t’i lirojë me dorëzani.

Haxhiu ka thënë se kjo nuk është drejtësi dhe se është e papranueshme.

Reagimi i plotë:

Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani!

Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani.

Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme.

I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë.

(Kosova Sot Online)