Emisarët e Perëndimit gati për ta takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 22:00
Emisarët e Perëndimit gati për ta takuar kryeministrin e Kosovës  Albin Kurti

Nesër në mëngjes do t’i shkoj në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pesëshja e madhe e përbërë nga emisarë e këshilltarë të liderëve perëndimorë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

 

Sipas njoftimit zyrtar të ZKM-së, kreu i Qeverisë së Kosovës do t’i presë ata në zyrën e tij në orën 10:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë”, thuhet në njoftim

Mediat do të mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

Përmes kësaj vizite emisarët Escobar, Lajcak dhe Talo të shoqëruar nga edhe nga këshilltarët e Macron dhe Scholz do të bëjnë përpjekje për rinisje të dialogut dhe nxitje të Kosovës dhe Serbisë për zbatim të Marrëveshjes së Ohirt.

Vizita vjen pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë që duket se ka vështirësuar jashëzakonisht shumë vazhdimin e procesit të dialogut.

(Kosova Sot Online)