Tre personat që u plagosën mbrëmë në Prishtinë janë të mitur, të dyshuarit ende në arrati

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 09:12
Tre personat që u plagosën mbrëmë në Prishtinë janë të mitur, të dyshuarit ende në arrati

Tre të mitur janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi janë plagosur me armë zjarri nga nga dy të dyshuar meshkuj, dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës. Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, derisa dy të dyshuarit ndodhen në arrati.

Rasti është në procedurë hetmore.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44. Tre viktima meshkuj kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)