Pesëshja te Albin Kurti s’shkon në përbërjen e vjetër, italianët çojnë zëvendësim

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 11:16
Pesëshja te Albin Kurti s’shkon në përbërjen e vjetër, italianët çojnë zëvendësim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dërguar në Kosovë këshilltarin e tij, Jens Plotner, presidenti francez Emmanuel Macron ka dërguar këshilltarin Emmanuel Bonne, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk ka dërguar si zakonshëm këshilltarin e saj Francesco Talò, por ai është zëvendësuar.

(Kosova Sot Online)