Në Pejë rrihen dy persona në vendin e punës, bëhen për spital

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 11:28
Në Pejë rrihen dy persona në vendin e punës, bëhen për spital

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale në vendin e punës janë rrahur mes vete, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç bëhet e ditur në raport të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje verbale në vendin e punës janë rrahur në mes veti. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë intervistuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)