Kryeministri Kurti konfirmon që pesë emisarët i lanë një plan të ri

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 14:02
Kryeministri Kurti konfirmon që pesë emisarët i lanë një plan të ri

Zyra për Media e kryeministrisë ka konfirmuar se pesë emisarët evropianë kanë propozuar tek kryeministri i vendit, Albin Kurti planin e tyre të ri për ecjen përpara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti sipas ZKM-së i ka falënderuar dhe ka dhënë vlerësimet e tij për propozimin e ri perëndimor dhe për një gjë të tillë diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

(Kosova Sot Online)