54 vjeçari gjendet i vdekur në banesë në Prishtinë

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 17:04
54 vjeçari gjendet i vdekur në banesë në Prishtinë

Një 54 vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa, policia ka nisur hetimet e rastit.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)