Lajçak pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të dialogut

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 17:34
Lajçak pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë dhe pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Beograd, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka thënë se bashkë me emisarët e tjerë perëndimorë kanë udhëtuar për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me Kurtin dhe Vuçiqin.

Sllovaku ka thënë se në këto takime kanë theksuar që ngjarja e sulmit të Banjskës më 24 shtator duhet të hetohet plotësisht dhe që de-eskalimi dhe normalizimi janë nevoja urgjente.

“Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbise. Ne theksuam se 24/9 [sulmi i Banjskës] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)