Rohde: Takimi Kurti-ShBA-BE nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 17:45
Rohde: Takimi Kurti-ShBA-BE nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se takimi që u mnajt sot ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti me pesëshen diplomatike nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)