Digjen një arë, një stallë dhe një veturë në Drenicë

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 09:21
Digjen një arë, një stallë dhe një veturë në Drenicë

Për dy raste të “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” në Skenderaj, policia ka dhënë detaje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në rastin e parë, në Prekaz të Poshtëm një burrë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin arës së tij me fidane.

Si pasojë e zjarrit është djegur edhe sistemi i ujitjes.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Prekaz i Poshtëm, Skenderaj 20.10.2023-19:00. Më 21.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kishin vënë zjarrin arës së tij e cila ishte e mbjellë  me fidane. Si pasojë e zjarrit ishte djegur edhe sistemi i ujitjes së arës. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Rasti nën hetime.”

Ndërsa në Krasmiroc nga zjarri është përfshirë stalla e ushqimit të bagëtive.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa mjete pune, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari.

“Krasmirovc, Skenderaj 21.10.2023-12:00. Është përfshirë nga zjarri stalla e ushqimit të bagëtive pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit sipas ankuesit janë djegur disa mjete pune të cilat ishin në stallë, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime.”

(Kosova Sot Online)