Policia del me detaje: Qytetari që u gjet i vdekur në Prishtinë për një muaj nuk kishte kontaktuar me familje

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 10:25
Policia del me detaje: Qytetari që u gjet i vdekur në Prishtinë për një muaj nuk kishte kontaktuar me familje

Në Prishtinë, një person është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për një burrë të moshës 54-vjeçare, për të cilin ka dhënë detaje sot policia përmes raportit 24- orësh.

Rasti është kualifikuar si “hetim mbi vdekjen”, derisa bëhet e ditur se ai kontaktin e fundit me familjen e kishte pasur para rreth një muaji.

“HETIM MBI VDEKJEN- Prishtinë 21.10.2023-14:18. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima kishte jetuar i vetëm në banesën e tij, dhe kontaktin e fundit e kishin pasur me të para rreth një muaji. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime.”

(Kosova Sot Online)