Ja kush janë prokurorët dhe gjyqtarja që ‘vulosën’ arrestimin e dhëndrit dhe ‘izolimin’ e Berishës

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 11:49
Ja kush janë prokurorët dhe gjyqtarja që ‘vulosën’ arrestimin e dhëndrit dhe ‘izolimin’ e Berishës

Për ish-kryeministrin Berisha është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe i është ndaluar, bllokuar dalja jashtë vendit. Gjithashtu është arrestuar dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi dje në aeroportin e Rinasit, pasi po priste gruan, vajzën e ish-kryeministrit që po zbriste nga avioni. Në pranga ra edhe biznesmeni Fatmir Bekteshi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arrestimet janë bërë mbi akuzat e kompleksit “Partizani” që është hetuar nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, që më pas ia kaloi Arben Krajës.

Ky i fundit bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai kanë kërkuar arrestimet dhe ndalimet.

Ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka që ka pranuar kërkesat duke firmosur urdhër arrestet.

(Kosova Sot Online)